Rikthehet në Shqipëri gripi i derrit, ja si virusi ngjitet tek njerëzit

Virusi A H1N1, apo siç njihet ndryshe si gripi i derrit, i cili shkaktoi pandemi në vitin 2009, është në qarkullim edhe në Shqipëri. Arben Sula nga qyteti i Elbasanit ishte shtruar në Sanatorium prej ditës së mërkurë të kësaj jave, bashkë me dy persona të tjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ka ndërruar jetë. Të prekurit nga virusi AH1NI, janë mbajtur në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, por Sula nuk ka arritur që t’i mbijetojë virusit. Ai mësohet se kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, që e komplikuan gjendjen e tij.

Si përhapet ky virus

Loading...

Njerëzit mund të infektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga personat e infektuar, apo nga prekja e sendeve që personat e infektuar kanë prekur më herët dhe më pas duke prekur sytë, gojën apo hundën. Prandaj është zakon që të lahen duart edhe pse nuk jeni sëmurë. Sipas “Qendrës të Kontrollit të Sëmundjeve” (CDC-ang), viruset fillojnë të përhapen që një ditë para shfaqjes së simptomave dhe deri në një javë pas sëmundjes.

Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit:

Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët, pasi virusi i gripit është shumë ngjitës.
Mbuloni hundën dhe gojen me një shami kur të teshtini dhe kolliteni, dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.
Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *