Vuçiç ka gati dhuratën me origjinë nga Kosova për presidentin Putin (FOTO)

Përveç përgatitjeve shtetërore për siguri, Aleksander Vuçiq, ka planifikuar që nesër Putinit t’ia bëjë edhe një dhuratë.

Siç shkruan ‘Blici’ serb, Vuçiq do t’ia dhurojë Putinit një qen Sharri, këlysh mashkull tremuajsh.

Ky këlysh ka një histori interesante, është pasardhës i shtatë gjeneratave. Në Presidencën e Serbisë kanë thënë se bëhet fjalë për “racë autoktone”.

Kjo është e para dhuratë e llojit të tillë që Vuçiq do t’i bëjë Putinit nesër gjatë vizitës në Beograd.

Ndryshe Qeni i Sharrit që njihet ndryshe edhe si Deltari Ilir, është qen autokton i trojeve shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin Qeni Dardan.

Putin është dashamir i qenve ndërsa në shtëpinë e tij ka 3 të tillë. Shefi i shtetit rus do të mbërrijë nesër në Beograd nën masa të rrepta sigurie. Atë do ta presin në qendër të Beogradit rreth 70 mijë njerëz. Për sigurinë e tij ndërkohë do të kujdesen rreth 5000 policë serbë./Ekspress

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *